Gjatë maratonës televizive nga fondacioni Blic dhe RTS, u grumbulluan fondet e nevojshme për pajisjen e 56 spitaleve të lindjes në Serbi me aparata dëgjimi. Mbi 130 personalitete publike morën pjesë në maratonën televizive, kurse qytetarët dërguan mbi 50.000 mesazhe dhe bënë mbi 9.000 telefonata duke grumbulluar kështu mbi 6.100.000 RSD (rreth 50.000 EUR). Deri më tani, një total prej 16.190.380 RSD (rreth 130.870 EUR) janë grumbulluar për spitalet e lindjen në Serbi.
Burim: blic.rs