Maks Velo i ka dhuruar Galerisë Kombëtare 54 vepra të tij. Vlera monetare e pikturave nuk dihet ende saktësisht, megjithatë ky mbetet donacioni më i madh që i është bërë ndonjëherë këtij institucioni. Artisti kishte dhuruar javë më parë vepra të tij edhe Institutin të Monumenteve të Kulturës. Ministrja e Kulturës e konsideroi këtë akt si mbrojtës ndaj trashëgimisë kulturore.