Përfaqësues nga kompania ITD Distribucija morën pjesë në festën e diplomimit që si traditë u zhvillua në Shtëpinë e fëmijëve pa kujdes prindëror 11 Oktomvri, duke surprizuar të diplomuarit. Fëmijët e kësaj shtëpie, të cilët këtë vit i japin fund një kapitulli të jetës së tyre, morën si dhuratë aparatë celular Gigabyte GSmart Elite.

Shuma e kësaj dhurate është 30,750 MKD (rreth 500 Euro), por lumturia e fëmijëve nga kjo shtëpi nuk ka çmim. ITD Distribucija vazhdon me aktivitetet e përgjegjshmërisë sociale për këtë vit, duke ndihmuar një nga kategoitë më vulnerabël – fëmijët.

Kompania këtë vit ka implementuar një seri aktivitetesh në përputhje me përgjegjshmërinë sociale, nga të cilat ishin dhurimii laptopëve dhe mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit për festivalin ndërkombëtar në itali, të gjitha këto për Shtëpinë e fëmijës pa kujdes prindëror 11 Oktomvri.