Ngjyros shtëpinë me një buzëqeshje është një fushatë e madhe e nisur në vitin 2015 nga dy kompani: Boje I lakovi Kamelon nga Mali i Zi dhe Maxima nga Luçani, Serbia që prodhojnë dhe shesin bojëra dhe materiale ndërtimi. Fushata u përqendrua në ndihmën e nënave të vetme por tani është zgjeruar për të ndihmuar njerëzit në situata të vështira financiare që kanë nevojë për rinovimin e shtëpive të tyre. Kompanitë marrin 10 projekte çdo vit dhe deri më tani kanë përmirësuar kushtet e jetesës për rreth 25 familje.

Fushata së fundmi ka ndihmuar Branka Rakočević, që jeton vetëm, në varfëri ekstreme, me kancer dhe paaftësi. Banka vendase e Ushqimit ishte një partner jetik në këtë projekt duke ndihmuar më të cenueshmit të marrin ndihmë përmes fushatës. Të vetëdijshëm për situatën e Brankës, ata iu drejtuan kompanive dhe u kërkuan atyre që ta ndihmonin atë. Një tjetër rast i dukshëm është ai i një poeti të njohur lokal, Sllobodan Bećo Doljak, që jeton dhe punon në kushte të vështira, shtëpinë e të cilit ata e renovuan dhe përmirsuan këtë vit.  

Ky është një shembull i mirë i një kompanie me përgjegjësi shoqërore që përdor njohuritë dhe burimet e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë, dhe projekti po merr shumë njohje në rajon. Ata janë duke i ftuar njerëzit që të përfshihen ose të sugjerojnë anëtarë të shoqërisë që kanë nevojë për ndihmën e tyre. Ata po promovojnë projektin në mediat sociale dhe madje kanë një kanal youtube që dokumenton punën që bëjnë.