Me një vit të ri shkollor që sapo ka nisur, shumë familje në Mal të Zi kanë vështirësi në blerjen e librave të shtrenjta dhe furnizimeve shkollore. Shoqata e Prindërve dhe Unioni Arsimor i Podgoricës zhvilluan dy fushata për ta trajtuar këtë çështje.
Gjatë muajit gusht, të dyja këto organizata ftuan njerëz për të marrë pjesë në fushatat e tyre dhe për të dhuruar tekstet e përdorura, në mënyrë që fëmijët në nevojë të kenë arsim cilësor. Qendra Tregtare e Delta City në Podgoricë mbështeti çështjen jo vetëm duke u ofruar atyre hapësirë për kabinat e grumbullimit, por edhe duke dhuruar furnizime shkollore për fëmijët nga zonat rurale.
Unioni Arsimor i Podgoricës po tregon një shembull të mirë me fushatën e tyre dhe ka deklaruar se fushata e tyre ka pasur 2 qëllime. Njëri ishte për të ndihmuar prindërit dhe për t'i kursyer atyre disa para, dhe tjetra që është edhe më e rëndësishme - ata duan të promovojnë frymën e solidaritetit, altruizmit dhe vullnetit të mirë midis të gjithë nxënësve.
Shoqata Prindërve e ka organizuar këtë fushatë për 6 vitet e fundit nën moton "Të ndajmë, sepse së bashku mund të bëjmë më shumë". Në aksionin e këtij viti ata mblodhën furnizime shkollore për 260 fëmijë nga 200 familje në Mal të Zi. Ata po ndihmojnë familjet me prindër të vetëm dhe familjet në nevojë.
Burim: http://mondo.me/