Pas transmetimit të një historie të trishtë varfërie nga emisioni STOP, historisë së zonjës Vasilika, e cila jeton me tre fëmijët dhe bashkëshortin e sëmurrë në kushte të mjerueshme. Prezantuesit e emisionit sëbashkur me drejtorin e Fundjavë Ndryshe i bënë thirrje publikut për ndihmë për rikonstruksionin e shtëpisë.
Vasilika Zaimit është duke jetuar në një barakë të improvizuar më plasmas e kallama me 3 fëmijët e bashkëshortin e sëmurë në shtrat dhe pa të ardhura, dy nga fëmijët Emigena dhe Egledis Mukollari vuajnë prej vitesh nga një sëmundje e rrallë, të cilët janë ndihmuar me ilace dhe vijojnë të marrin ndihma financiare nga qytetarë të ndryshëm.
Nëpërmjet një videoje ku paraqiteshin pamje nga shtëpia, STOP dhe Fundjavë Ndryshe i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve ku do që ndodhen të ndihmojnë sado pak për të bërë të mundur rikonstruksionin e shtëpisë.
Le të ndihmojmë familjen Zaimi!
FUNDJAVE NDRYSHE
NR I LLOGARISE - MONEDHA - IBAN
0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027
0021184027 - EUR - AL61202110130000000021184027
0031184027 - USD - AL46202110130000000031184027
SWIFT CODE - SGSBALTX
EMRI I BANKES Raiffeisen Bank SHA
Burim: facebook.com