Këngëtari nga Kosova - Labinot Tahiri gjatë muajve të kaluar ka organizuar aksione për ngritjen e fondeve me qëllim të mbledhjes së fondeve për Edona Dermakun dhe Liridona Gajtanin, dy vajza nga Kosova të cilat vuajnë nga leukemia dhe po trajtohen në spitale Gjermane në Gjermani.

Labinot Tahiri ka arritur të mbledhë më shumë se 200.000 EUR për Liridona Gajtanin ( që ishte edhe shuma e targetuar) dhe 45.000 për Edona Dermakun.

Pasi që shuma e nevojshme 300.000 EUR për trajtimin e Edona Dermakut nuk është mbledhur akoma, familja e Liridona Gajtanit ka vendosur që të dhuroje 10.000 EUR nga donacionet për vajzën e tyre, për Edona Dermakun.

Javën e shkuar Labinot Tahiri ka dorëzuar 55.800 EUR familjes së Edona Dermakut dhe 189.284 EUR familjes së Liridona Gajtanit. Aksionet për mbledhjen e fondeve do të vazhdojnë deri sat ë mblidhet shuma totale për trajtimin e dy vajzave.