Dje, me 1 shkurt, agjencioni për impakt social Brodoto, nga Zagrebi, e cila organizoi këtë garë, shpalli fituesit e fushatave më të mira konkuruese për vitin 2016.
Nga një total prej 70 fushatave që janë nominuar për garën, juria dhe shoqatat e qytetarëve vendosën që Nas Hajduk, Bubamara,Sindikata e çiklistëve dhe iniciativa Hrvatska moze Bolje udhëhoqën fushatat më të mira në vitin 2016.
Fushata më e mirë për mbledhjen e fondeve në vitin 2016 është Buba bar nga Shoqata Bubamara realizuar me qëllim që të sigurojë punësim për njerëzit me sindromin Doën.
Fushata Biciklom na posao (me biçikletë në punë), udhëhequr nga Shoqata Sindikata e çiklistëve (Unioni I çiklistëve) u nderua për promovimin më të mirë për shkak të përdorimit shumë efikas të rrjeteve sociale. Fushata është pjesë e një projekti ndërkombëtar me qëllim që të inkurajojë dhe dhe lehtësojë përdorimin e biçikletave si mjet transporti.
Iniciativa moze Harvatska bolje menaxhoi te mobilizojë një numër të madh të njërëzve dhe u nderuar për kampanjën më të mirë të avokimit, duke luftuar për arsimim më të mirë.
Fushata më e mirë e votuar nga qytetarët është ili Jesmo, ili nismo (Ose jemi ose s’jemi) nga Shoqata e Hajduk Nas.
Urime për të gjithë dhe ne shpresojmë që Brodoto do të vazhdojë traditën e Fushatave më të Mira në Kroaci!
Burim: jutarnji.hr