Në kuadër të projektit të përbashkët të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe kompanisë Makprogres Sh.p.k nga Vinica, për fëmijët me nevoja të veçanta, në ambientet e Kryqit të Kuq Vinicë u mbajt një punëtori edukative. Të pranishmit ishin vullnetarë të Kryqit të Kuq nga komunat Vinicë, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë të cilët janë të përfshirë në këtë projekt, si dhe punonjës nga qendrat ditore nga komunat dhe vullnetarë nga kompania Makprogres.

Qëllimi i punëtorisë ishte përgatitja e planeve lokale të veprimit, si dhe planifikimi i aktiviteteve që do të ndiqen më tej dhe do t'i referohen zbatimit të iniciativave të përbashkëta, si punëtori kreative, pushimet verore për fëmijët me nevoja të veçanta dhe më e rëndësishmja, edukimi i prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Për të gjitha këto punëtori dhe aktivitete, kompania Makprogres ka dhuruar 372,200 MKD (rreth 6,052 EUR) për nevojat e këtij projekti, që aktivitetet të mund të realizohen nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, si dhe organizatat komunale në Vinicë, Shtip, Kumanovë dhe Strumicë në shtatë muajt e ardhshëm.