Në ditën e parë të shkollës, kreu i Bashkisë së Pukës ka zgjedhur të mbështesë fëmijët jetimë duke mbuluar të gjitha shpenzimet për mjetet mësimore.
“Teksa qeveria ju kompenson librat, ishte detyra jonë të mëndonim dhe për mjetet shkollore përmes një ndihmë financiare. Bashkia fatkeqësisht nuk ka një ekonomi që të përballojë plotësisht nevojat tuaja, por unë do të bëj çfarë të mundem që të ndihmojmë në çdo rast prindrit tuaj. Ju lutem mos e konsideroni veten vetëm, pasi për çdo rast ju mbeteni prioriteti im dhe i të gjithë Bashkisë. Ju uroj suksese dhe lutem që të korrni suksese në shkollë pasi kështu do te siguroni të ardhmen e ndritur, por do të gëzoni dhe prindrit” u shpreh kryebashkiaku Gjonaj.
Burim: balkanweb.com