Çmimin për individ nga Republika e Maqedonisë për vitin 2016 shkon për Zj. Krsitina Arnaudova Petrovski.

Zj. Arnaudova ka organizuar iniciativa të shumta humanitare në mbështetje të nënave të vetme, për familjet e margjinalizuara, aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Varfërisë, për t'u siguruar fëmijëve nga familjet me një prind mjetet e nevojshme shkollore, etj.

Do të donim të theksonim iniciativat bamirëse me qëllim për të siguruar veshje ,make-up dhe shërbime parukerie për 94 maturantët nga familjet ekonomikisht të pafavorizuara, në të cilën më shumë se 100 njerëz, kompani, sallone parukerie dhe make-up morën pjesë. Urime Kristina!