Nga data 19 Dhjetor, në Dyqanin Teshavesha në Prishtinë do të mund të gjeni kreacione nga disenjatorë të njohur kosovare si Llalloshi Couture, Besë, Drenusha Xharra, Yllka Brada and Fashion House MENAKON. Me rastin e festive të fundvitit, këta disenjatorë të famshem dhuran kreacionet e tyre për të mirën e komunitetit. Teshavesha – shitore e rrobave të dorës së dytë, nga shitja e këtyre kreacioneve do të dhurojë të hyrat për të ndihmuar nënat e vetme me fëmijë të posalindur.
Ky event do të jetë I hapur deri më datë 23 Dhjetor. Përveç këtyre kreacioneve, Teshavesha gjithashtu pranon rroba nga të gjithë qytetarët të cilët duan të kontribojnë për shëndetin e nënave dhe fëmijëve.
Burim: ekonomia-ks.com