Për vitin e shtatë, banka NLB në Mal të Zi dhe JP Nacionalni parkovi Crne Gore janë duke implementuar aksionin Obradujmo prirodu. Këtë vit, në kuadër të këtij aksioni, banka NLB dhuroi pajisje turistike dhe pajisje parkimi, të përbëra nga 10 ulëse, 14 biçikleta për të rritur, 5 biçikleta për fëmijë dhe 4 mbajtëse biçikletash secila me 4 vende për parkim biçikletash, në Parkun Nacional Lovćen. Ky donacion do të rrisë ofertën e shërbimeve të ofruara në Parkun Kombëtar, si dhe do të shtojë mundësi për gjenerimin e të ardhurave. Pasi që biçikletat e dhuruara janë biçikleta malore, kjo do të rrisë popullaritetin e këtij sporti dhe t'i përgjigjet kërkesave të turistëve.
Burim: http://www.nlb.me