Muzikantët e Orkestrës Simfonike të Nishit dhe profesorë të Fakultetit të Arteve do të organizojnë sot një koncert të përbashkët bamirësie, dhe të ardhurat nga biletat do të shkojnë për trajtimin e Stefan Miladinoviq, një djalë 2-vjeqar e gjysmë nga Nishi i cili ishte diagnostikuar me formë të rëndë të tumorit malinj të njohur si sarkomë. Gjendja mjekësore e Stefanit kërkon trajtim të mëtejshëm mjekësor në një prej klinikave të huaja, ku shanset për shërim janë më të larta se sa në Serbi.
Koncerti fillon në orën 20:00 në Sallën e Orkestrës Simfonike të Nishit.
Burim: niskiportal.rs