Një koncert humanitar u organizua në Vlorë me datë 3 Nëntor, pas përmbytjeve që kapluan këtë qytet. Mbrëmja bamirësisë u organizua nga këngëtarja e famshme vlonjate Aurela Gaçe, kurse morën pjesë shumë personalitete të shquara të skenës shqiptare. Të gjitha mjetet e grumbulluara do tu dhurohen familjeve që pësuan nga përmbytjet.
Burim: balkanweb.com