Kompania Pakomak nga Shkupi, e cila mirret me reciklimin e mbeturinave dhe Komuna e Kumanoves kane nenshkruar nje bashkpunim 4 vjeqar duke synuar qe ta permirsojne mjedisin ne Kumanove. Si pjese e aktiviteteve të përbashkëta, Pakomak ka dhuruar 40 kontenjera te plastikes per reciklimin e mbeturinave per Komunen e Kumanoves. Komuna e Kumanovës dhe Pakomak do të bashkojnë përpjekjet e tyre për të rritur përqindjen e mbetjeve të riciklueshme dhe për të edukuar qytetarët e Kumanovës rreth përfitimeve nga përzgjedhja e mbeturinave dhe mundësive për përpunimin e tyre. Perpjekjet e tyre me siguri qe do te rezultojne pozitivisht per mjedisin perderisa Kumanova prodhon rreth 50.000 tonë metrikë te mbeturinave komunale nga të cilat rreth 7.000 ton janë të riciklueshme.
Pakomak eshte anetare e rrjetit te menaxhmentit internacional te mbeturinave te paketuara ProEurope dhe ka licencen per ta perdorur RedDot Symbol.
Burim: tocka.com.mk