Kompania Roche Ltd. ka dhuruar 200.000 BAM (102,200 EUR) për Qendrën Spitalore Universitare, qendrën klinike në Banja Luka. Ky dhurim mundëson blerjen e aparaturës Ventana BenchMark GX për departamentin e patologjisë. Dhurimi poashtu përfshinë antitrupat e nevojshëm për vlerësimin e statusit të HER2 në pacientët me kancer në gji dhe stomak.