Kompania IPKO ka financuar renovimin e një numri shkollash në komunat e Istogut, Suharekës dhe Ferizajit. Falë donacioneve nga IPKO, dita e parë e shkollës i ka gjetur disa shkolla publike në fshatrat e Kosovës në kushte të përmirësuara të mësimit dhe ambiente të rinovuara. Ky projekt filantropik i IPKOS, i cili është në bashkëpunim me drejtoritë komunale ka filluar në vitin 2014. Shuma e dhurimit këtë vit arrin vlerën e 50.000 EUR.