Klubi Lions i Bitolas dhuroi nëntë violina për shkollën shtetërore të muzikës në Bitola, njëherit një ndër shkollat më të vjetra të muzikës në Maqedoni, prej së cilës dolën shumë muzikantë që kanë kontribuar në zhvillimin e kulturës muzikore në Maqedoni dhe jashtë. Nëntë violinat ndryshojnë në madhësi dhe kapacitet dhe do të përdoren nga studentë të gjeneratave të ndryshme. Fondet për donacione u ngritën në një ballo që u mbajt së fundmi të quajtur Ballo në bardh e zi të cilën e organizoi Klubi Lions Bitola për të nëntën herë me radhë.
Burim: cooltura.mk