Toni dhe Tanja Momirovski, një çift maqedonas që jetojnë në Melburn, Australi, kanë organizuar një ngjarje për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Klinikën Pediatrike në Maqedoni si shenjë mirënjohjeje për mjekët që diagnostikuan vajzën e tyre me sëmundje të mëlçisë.
Pasi pa se në spital mungonin pajisjet, ata vendosën të ndihmonin dhe të organizonin ngjarjen në komunitetin e tyre. Diaspora maqedonase në Melburn iu përgjigj thirrjes dhe mori pjesë në këtë event, duke ngritur 24,000 EUR (36,600 USD) për nevojat e Klinikës Pediatrike në Shkup. Me fondet e mbledhura, pajisjet diagnostikuese iu dhanë Institutit për Gastroenterohepatologji në Klinikën Pediatrike në Shkup.
Toni dhe Tanja janë shpërblyer me një njohje për mbështetjen humanitare të Klinikës, nga drejtoresha e Klinikës Pediatrike në Shkup - Katerina Stavrikj, e cila falënderoi çiftin dhe shtoi se pajisjet e reja do të përmirësojnë procesin diagnostik dhe trajtimin e pacientëve në Klinikë.
Burim: http://sitel.com.mk