Në vitin e kaluar, klientët e Sberbank në Serbi kanë mbledhur 8,500 EUR (1,000,000 RSD) përmes kutive të donacioneve të vendosura në degët e zyreve të tyre në të gjithë vendin, për të ndihmuar ndërtimin e departamentit pediatrik të hemato-onkologjisë në Nish. Kampanja e NURDOR I ja se borim (Edhe une po luftoj për ty) mori mbështetje përmes bashkëpunimit me bankën, që do të zgjasë për edhe një vit tjeter, deri në kompletimin e ndërtimit të departamentit.

Presidenti I NURDOR-it (Shoqata Nacionale e Prindërve të Fëmijëve që jetojnë me kancer) Bordi i Drejtorëve, Joland Korora ka deklaruar se ky është shembull pozitiv i përgjegjesisë shoqërore të korporatave të cilat ndihmojnë shoqërine të lulëzojë, avancojë dhe të zhvillojë kapacitetet e veta etike dhe filantropike. “Secili mund të ndihmojë, individët apo kompanitë e mëdha, por më së miri është të ndërthurim pelhurën e solidaritetit sëbashky. Asnjë donacion nuk është I vogël, secili jep aq sa mundet, dhe pak nga pak, sëbashky, ne kemi mbledhur një million dinarë në vitin e parë!”, shtoi ai.

Fondet do të drejtohen në ndërtimin e departamentit të spitalit në Nish, dhe një përfaqësues nga Sberbank that se ata do të vazhdojnë të mbështesin këtë projekt, duke shpresuar se fëmijët të cilët jetojnë me kancer do të fitojnë shëndetin e tyre përmes pajisjeve moderne të trajtimit para afateve të caktuara, duke filluar nga viti i ardhshëm.