Industria e ushqimit Klas nga Sarajeva (Bosnja dhe Herzegovina) me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit që festohet me 16 Tetor, dhuroi 2 ton miell për qendrën e ushqimit të Kryqit të Kuq në kantonin e Sarajevës dhe Qendrës Kolektive Hrasnica, kurse fëmijëve të Qendrës Kolektive iu dhuruan ëmbëlsira. Të mirat materiale u dorëzuan nga lojtarët e klubeve të futbollit Zeleznicar dhe Sarajevo.
Qendra e Ushqimit të Kryqit të Kuq në Sarajevë, çdo ditë pregatitë rreth 1,650 racione ushqimi. Në Qendrën Kolektive në Hrasnica, aktualisht jetojnë 21 familje me 9 fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Përfituesit e të dyja entiteteve jetojnë në kushte të vështira materiale dhe financiare, dhe ashtu siç thonë ata, donacioni i Klas do të jetë shumë i rëndësishëm për ta në dimrin që po vjen.
Dita Botërore e Ushqimit është festuar që nga viti 1979 dhe u themelua nga shtetet anëtare të Organizatës se Agrikulturës së Kombeve të Bashkuara. Shënimi i Ditës Botërore të Ushqimit është mundësia për të theksuar rëndësinë e arritjes së qëllimit të zhvillimit të qëndrueshëm - pa uri deri në vitin 2030. Përveç qëllimit të deklaruar, aktivitetet fokusohen në informimin dhe marrjen e njohurive, duke formuar qëndrime dhe sjellje të sakta lidhur me shëndetin dhe shprehitë e duhura në të ushqyerit e popullsisë më të gjerë, sidomos fëmijëve dhe të rinjve.
Burim: http://www.biznisinfo.ba/