Përfaqësuesit e kompanisë u nderuan me një çmim që e nderonte kampanjën Bambi 2017 të quajtur Karvani Bambi – një project që u inicua për të shënuar 50 vjetorin e kompanisë.
Përgjatë kampanjës, 6 qendra për fëmijë që jetojnë pa përkujdesje prindërore në Beograd dhe në Krushevc, të cilët aktualisht kujdesen për 200 të rinjë, u dhuruan 500 kg të produkteve Bambi.
Nemanja Brkovic, menaxher i marketingut të Bambi ka theksuar se “ata janë krenarë për këtë çmim dhe do të jetë nxitje për të vazhduar të shpërndajnë shpirtin e unitetit dhe mirësisë në komunitetet lokale në të gjithë shtetin në të ardhmen”.
Ky çmim është një nga mirënjohjet e fund – vitit në fushën e filatropisë, nderuar nga Forumi për Biznese të Përgjegjshme dhe Smart Kolektiv, dhe u krijua për të mbështetur programe të punësimit vullnetar. Ky çmim u krijua në vitin 2011 në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë CSR Europe dhe BITC (Biznes në Komunitet) të cilat promovojnë përgjegjësinë sociale të komunitetit të biznesit.
Burim: http://www.danas.rs/