Disa ngjarje për ngritje të fondeve u mbajtën gjatë karnivalit tradicional Rijeka të shtunën, me datë 6 Shkurt.
Shoqata e ndërmarrësve Rijeka ka organizuar festivalin e gatimit Jota për ngritje të fondeve për shoqatën Oaza, e cila ndihmon njerëzit në nevojë.
Të gjitha donacionet e mbledhura në ballon e karnivalit do të përdoren për qendrën e autizmit Sensor Park në Rijeka, kurse gjithë të ardhurat nga shitja e supës prej garës së gatimit Maneshtra Soup do të përdoren për të blerë pajisje për klasa të veçanta për nxënësit me pengesa në shikim në shkollën fillore Peqine.
Burim: prigorski.hr