Kampanja “Ushqe 1000” ka shënuar Ditën Botërore të Varfërisë, 17 Tetorin, duke mbledhur 5 ton ushqime për personat në nevojë në 5 lokacione të ndryshme në Shkup.
Qëllimi i kësaj kampanjë një-ditore ishte stimulimi i solidaritetit dhe rritja e vetëdijes shoqërore në dhurimin e ushqimit për ata që më së shumti kanë nevojë 1,000 qytetarë dhe 16 kompani kanë dhuruar ushqim të konservuar dhe ushqim që kërkon përgatitje të mëtutjeshme si: bizele, oriz, etj. Rezultati ishte 16,000 ushqime u siguruan për grupet e margjinalizuara dhe qytetarët e cenueshëm.
Organizatorët e kësaj kampanje ishin iniciativa qytetare “Mrdni so prst”, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, dhe organizata “Ajde Makedonija”, Shoqata e Qytetarëve për Asistencë të Familjeve të Rrezikuara dhe te Pastrehë “ Ljubeznost”, Unioni i Zbuluesve të Republikës së Maqedonisë dhe organizata “ADRA”.