Kafe bar Egoist i Zagrebit ka filluar fushatën për ngritje të fondeve për shoqatën Senzor (Sensor). Gjatë fushatës një muajshe, kafe bari do të dhurojë 1 HRK (rreth 0.1 EUR) për çdo kafe të shitur me të cilat do të blihen pajisje për dhomën senzorike. Qëllimi kryesor i shoqatës është të punojë me fëmijët që  vuajnë nga çrregullimi i procesimit senzorik si dhe të këshillojë prindërit e këtyre fëmijëve.