Shoqata “Kutak” dhe portali online “Këndi Kulturorë” të Premten me 18 Nëntor kanë organizuar një festival fëmijësh për ngritje të fondeve në Qendrën Tregtare “Delta City” në Podgoricë.

Festivali i quajtur Këndi i Dëshirave është pjesë e festimeve për Ditën e Fëmijëve në kuadër të Kombeve të Bashkuara, dhe e gjithë shuma e parave të mbledhura do t’i dhurohet Qendrës për Kujdesin Ditorë për Fëmijët me nevoja të veçanta “ Tisa” nga Bjello Polja.

Qendra e Kujdesit Ditorë në Bjello Polje është Qendra e parë në Mal të Zi që siguron shërbime të veçanta për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke ua mundësuar këtyre fëmijëve të rriten në ambient familjar dhe të jenë pjesë e komunitetit.