Jugopetrol AD Kotor, në pronësi të Hellenic Petroleum, kompania më e madhe e naftës në Mal të Zi, me rastin e 70 vjetorit të kompanisë, më 12 Prill ka dhuruar pajisje modern ultratingulli për Spitalin e Përgjithshëm të Kotorit. Ky gjest është homazh dhe mirënjohje për qytetin ku është themeluar kompania. Pajisjet e ultratingullit do të përdorën në njisinë koronare të spitalit dhe do të përmirësojë ekzaminimin dhe trajtimin e patentave konorare pasi që pajisjet ekzisuese të ultratingullit janë të pa lëvizshme dhe të vendosura në pjesën e Poliklinikës së spitalit në të cilën nuk kanë qasje të gjithë pacientët. Pajisjet e dhuruara të ultratingullit do t’I mundësojnë spitalit kryerjen e procedurave diagnostifikuese shtesë, shumë të rëndësishme për pacientet të cilët janë pothuajsë të palëvizshëm dhe gjithashtu mundësojnë diagnostifikim të shpejtë në raste urgjente.
Kompania tashmë ka dhuruar pajisje të njejta për Institutin e Podgorices për Sëmundjet e Fëmijëve në Qendrën Klinike të Malit të Zi (me 22 Mars, 2017) ) dhe pas Kotorit, të njejtat pajisje do të dhurohen për Spitalin e Përgjithshëm “ Blazho Orlandic” në Bar. Vlera e përgjithshme e donacioneve është 65.000 EUR.
Burim: http://www.bankar.me