Me iniciativën e Odës Amerikane në Kosovë, për herë të dytë me radhë u shpërndanë veshmbathje për rezidentët e Institutit Special në Shtime. Veshmbathjet u grumbulluan falë kontributit të shumë bizneseve dhe individëve.

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se në kuadër të Përgjegjësisë shoqërore korporatave, bizneset duhet të vazhdojnë kujdesin për grupet e shoqërisë që nuk e marrin përkujdesjen e duhur.