Dragan Miloseviç, tani një avokat nga Çikago dhe një ish nxënës i Shkollës Fillore "Milan Mijalkovic" në Jagodinë, dhuroi 20 kompjuterë në shkollë, kështu që fëmijët sot mund të kenë klasë me kualitative në shkenca kompjuterike.
Që nga 1989, Dragan ka jetuar në SHBA, dhe këtë verë, gjatë udhëtimit të tij të shkurtër nëpër Serbi, ai vizitoi ish shkollën e tij dhe shprehu dëshirën për të ndihmuar. Duke filluar nga ky vit shkollor, Shkenca Kompjuterike është lëndë e detyrueshme për të gjithë nxënësit, por shkolla kishte vetëm 10 kompjuterë të vjetër, të cilët nuk ishin të mjaftueshëm për të organizuar me lehtësi klasat, kështu që ndihma e tij arriti në kohën e duhur. Nxënësit dhe drejtori i shkollës ishin të kënaqur me iniciativën dhe vullnetin e Draganit. Shkenca kompjuterike tani është lënda e preferuar e shumë nxënesve
Përveç dhurimit të pajisjeve për të marrë një arsimim më të mirë të Shkencave Kompjuterike, Dragan investoi në infrastrukturën që do të ndihmonte të ardhmen e tyre dhe fëmijët gjithashtu morën një shembull të mirë të përkrahjes së komunitetit që ju përkrahu kur ishit të rinj. Gjesti i tij tregon se edhe një person i vetëm mund të bëjë një ndryshim në jetën e shumë njerëzve.
Burim: http://www.rts.rs/