Banka Intesa SaoPaolo në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kompania Visa dhuruan 22,000 BAM (rreth 11.250 EUR) rrjetit të shoqatave Otvorena për projektin e quajtur Gradimo srcem BIH. Me këtë projekt, shoqata ndihmon qytetarët e prekur nga përmbytjet e vitit të kaluar. Donacioni u mundësua, varësisht prej numrit të transaksioneve nga qytetarët. Në këtë mënyre, banka Intesa SaoPaolo mblodhi fonde nga donatorët pa kosto shtesë dhe u konfirmua si kompani me përgjegjësi sociale.
Burim: klix.ba