Shoqata Rijecko srce dhe Kanali Televiziv RI kanë nisur një kampanjë për ngritje të fondeve për të siguruar fonde për renovimin e Departamentit të Onkologjisë në Spitalin e Fëmijëve “Kantrida” në Rijekë. Kampanja është quajtur “Gjithcka për Fëmijët Tanë” dhe ofron disa mënyra për dhurim si, duke thirrur ne numrin 0609009, ose duke blerë bluza (T-shirts) të dizajnuara posaqërisht për këtë kampanjë dhe Filgjanë të Kafesë, në stendën në zonën e këmbësorëve. Ngjarja më e madhe e kësaj kampanjë është koncerti I madh I cili do të mbahët të Enjtën më 4 maj në Sheshin e Rezolucionit në Rijekë. Shumë muzikantë të njohur Kroatë si Neno Belan & Fiumens, Colonia, Denis&Denis, Jole, Miroslav Skoro, Atomsko skloniste dhe Mia Negovetic, do të marrin pjësë në këtë ngjarje. Në të njejtën ditë, artistja locale Barbara Cetina do të shesë artin e sajë unik, kurse ankandi për shitjen e relikeve sportive do të mbahet afer saj. Shumë institucione dhe shoqata i janë bashkuar kampanjës, prandaj Shoqata e Pronarëve të Kafeneve do të dhurojë 1 HRK ( rreth 0.13 EUR) për secilën kafe të shitur deri në mbarim të kampanjës me datë 29 Maj.