Me rastin e Ditës së Europes me 9 Maj, nxënësit dhe stafi i gjimnazit “Loyola” ne Prizren të martën kanë organizuar një garë vrapimi, me qëllim mbledhjen e fondeve për trajtimin mjeksor të 8 vjeçarit Bleron Dullaj nga Korisha, i cili vuan nga leukemia.
Qindra nxënës të gjimnazit “Loyola”, kanë vrapuar nga Shtëpia e Bardhë në Prizren deri tek Sheshi i
Lidhjes, për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës, por kjo garë kishte edhe karakter humanitar, pasi
pjesëmarrësit kanë marrë pjesë me një shumë simbolike parash, të cilët do t’i dedikohen vogëlushit 8 vjeçar nga Korisha, Bleron Dullaj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.
Organizatorët Dora Ukimeri, Kledian Hamzaj, Alb Zenelaj dhe Rron Kurtaj, ishin tejet të kënaqur me aktivitetin, pasi përveç garës, ata me mundësitë tyre po ndihmonin shokun e tyre të sëmurë, të cilit I nevojitet përkrahje financiare për shërim.
Kjo iniciativë e nxënësve thotë se e kishte bërë krenar edhe drejtorin e këtij institucioni arsimor, Aksel Bydefeld, pasi kanë arritur të grumbullojnë rreth 3.000 EUR për mikun e tyre.
Përveç pjesëmarrjes në garë, nxënësit kanë shitur edhe ëmbëlsira, ku paratë e grumbulluara gjithashtu i janë dedikuar shërimit të Bleronit.
Burim: http://prizrenpress.com