Hrvatska elektropriveda DD HEP për të tretin vit me radhë ka organizuar kampanjën “ Për Gjenitë Tanë të Vegjël”. Qëllimi i kampanjës është për të siguruar kushte më të mira për edukimin në Teknologjinë Informative për nxënësit e shkollave fillore në nivel kombëtarë. Sipas hulumtimit të Asociacionit Ndërkombëtar për Vlerësimin e të Arriturave në Edukim (IAE), publikuar në Studimin e Arsimimit Ndërkombëtarë në fushën e Teknologjisë Informative (ICILS), ka vetëm një kompjuter në 26 nxënës ku vjetërsia mesatare e kompjuterëve në shkollat fillore në Kroaci është 10 vite. 

Duke përfshirë kampanjën e këtij viti HEP ka siguruar 150 kompjuterë të rinjë për 42 shkolla fillore me vlerë të përgjithshme prej 750.000 HRK (rreth 100.000 EUR). HEP është duke u fokusuar në shkolla më të vogla në zonat rurale dhe të pazhvilluara të Kroacisë, prandaaj këtë vit 50 kompjuterë përsonalë iu dhuruan shkollave Dalj Ceminac, Frinovci, Lozovac, Knin, Drnish, Zagvozd, Slivno, Ciovo dhe Toroçec. Menaxherja e Strategjisë së Marketingut Znj. Vlatka Kamenic Jagodic deklaroi se kompania është shumë e kënaqur me rezultatet e kampanjës dhe se do të vazhdojë më të njejtën edhe në vitet e ardhshme.