Me rastin e 15 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve me Kancer, Shoqata NURDOR do të organizojë evente të ndryshme në sheshet dhe rrugët kryesore në 40 qytete në Serbi.

Në kuadër të kësaj ngjarje, dhe si pjesë e fushatës së "I JA SE BORIM" (unë jam duke luftuar gjithashtu), Shoqata NURDOR do të prezantoj aktivitetin e ri të quajtur Stare stvari za novu nadu (Gjëra të Vjetra për Shpresë të Re).

E gjithë shuma e ngritur nëpërmjet këtij eventi do të përdoret për fazën e dytë të ndërtimit të departamentit të ri onkologjisë në Qendrën Spiatlore të Nishit.

#IJASEBORIM #NURDOR