Me datë 16 Mars, fansat e klubit të Juventusit në Tiranë u mblodhën në pallatin e sporteve Asllan Rusi për të përcjellur ndeshjen e madhe mes Juventusit dhe Bajernit të Mynihut. Aty, fansat shqiptarë do të shikonin ndeshjen në një monitor gjigant, ngjarje e organizuar nga Juventus Club Albania në mbështetje të klubit italian.
Bashkë me ndeshjen, fansat e Juventusit vendosën të përfshihen në një kauzë më të domethënëse duke mbledhur paratë nga shitja e biletave dhe duke i dhuruar ato Klajdi Spahiut, i cili vuan nga leukemia dhe është duke u trajtuar në Gjermani.
Bileta kushtonte 250 ALL (rreth 1,8 EUR).
Burim: panorama-sport.com