Për të 8tën herë me radhë, shoqata kroato-boshnjake e forumit të rinjve të Prsten është duke implementuar fushatën humanitare Mladi mladima me qëllimin e dhënies së dhuratave të Krishtlindjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijë pa kujdes prindëror në Bosnje dhe Hercegovinë. Fushata e këtij viti do të fillojë të premten, me datë 11 Dhjetor në ora 8 të mbrëmjes në konviktin e studentëve Stjepan Radic në Zagreb me shfaqje teatrore humanitare Smizle-zenski performuar nga aktorë të teatrit rinor të qytetit në Vitez dhe të gjitha fondet e grumbulluara nga shitja e biletave do të përdoret për blerjen e ëmbëlsirave dhe lodrave për fëmijë. Nëse jeni fans i humorit boshnjak dhe dëshironi ti lumturoni këta fëmijë, shihemi të premten në shfaqje.
Burim: https://www.facebook.com/