Shoqata për zhvillim të shoqërisë civile nga Bijelo Polje filloi fushatën për të ngritur fonde të quajtur Treće doba - Imaju li pravo na život, në kuadër të akademisë rajonale për qëndrueshmëri. Qëllimi është të ngriten fonde të mjaftueshme për të blerë një defribilator, pajisje e cila është e nevojshmë për kujdesin mjekësor të të moshuarve në shtëpinë e të moshuarve në Bijelo Polje. Mbështetja financiare për realizimin e këtij projekti është mundësuar nga fAKT- Fondi për qytetari aktive, kurse fushata do të zgjasë deri më 15 Janar, 2016. Qëllimi i projektit është përmirësimi I kushteve për të moshuarit, jo vetëm ata që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve por popullata e gjerë, si dhe përfshirjen e tyre në jetën sociale të komunitetit.
Burim: radiobijelopolje.me