Të shtunën, me datë 30 Janar, qytetarë mund të dhurojnë libra në librarinë Децата од нашата улица. Librat do të shpërndahen në burgje në Republikën e Maqedonisë. Ky aktivitet është pjesë e fushatës Dhuro një libër, dhuro dashuri, e cila filloi javën e fundit të Dhjetorit të vitit 2015. Me këtë rast, janë mbledhur më shumë se 2.400 libra  të cilat iu dhuruan disa spitaleve në Republikën e Maqedonisë. Përveç qytetarëve, disa shtëpi publikuese morën pjesë në aksion dhe dhuruan libra.