Si rezultat i një fushate humanitare vullnetare të punonjësve Eurobank, ku u mblodhën 210.000 RSD (rreth 1.703 EUR), fëmijë pa kujdes prindëror nga SOS Fshati i fëmijëve në Kralevë kanë marrë të gjitha pajisjet e nevojshme shkollore për një fillim-vit shkollor të suksesshëm. Mjete shkollore përfshijnë çantat, lapsat dhe fletoret per shkrim dhe vizatim për të gjithë 78 fëmijët e moshave të ndryshme të fshatit. Kjo fushatë humanitare është pjesë e projektit të quajtur Viti i Veprave të Mira, ku çdo muaj është rezervuar për të paktën një vepër të mirë të ndihmës specifike për institucionet e rëndësisë publike, grupet e margjinalizuara dhe individët të cilët kanë nevojë për mbështetje.
Burim: sos-decijasela.rs