Fushata tradicionale humanitare e quajtur Za posrekjno detstvo (Për fëmijëri më të lumtur) u zhvillua në Ohër të shtunën, më 1 tetor 2016 në 11 të paradites.
Gara me qëllim mbledhjen e fondeve në qendër të qytetit ishte ngjarja kryesore dhe pjesëmarrësit mundën të dhuroin duke blerë një numër me çmim 30 MKD (përafërsisht 0.5 EUR) duke u bërë pjesë e garës.
Përveç garës, eventi ishte i pasuruar me përmbajtje kulturore, arsimore, shëndetësore dhe sportive që pjesëmarrësit i gjetën interesante.
Fondet e mbledhura do të përdoren për mbështetjen e familjeve me vështirësi ekonomike nga komunat e Ohrit dhe Debrca.
Burim: ohrid24.mk