Studioja e tatuazheve BL Tatoo nisi fushatën Bëj një tatuazh dhe dhuro me qëllim të ngritjes së fondeve për bursë për Dragana Petrovic, studente e shkëlqyeshme dhe Katalea Savanovic, një vajzë 4 vjeçare e cila vuan nga një sëmundje e zemrës dhe ka nevojë t’i nënshtrohet një operacioni në Austri. Dragana mori 500 EUR kurse prindërit e Kataleas arritën të paguajnë një qëndrim gjashtë ditor për të nën kujdes intensiv pas operacionit me 5.630 BAM (përafërsisht 2.875 EUR) të mbledhura gjate fushatës dhe 240 BAM (rreth 122 EUR) të dhuruara nga Moto Club Istok.
Burim: facebook.com