Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, klubi Zelendvor Mama dhe shoqata Cista pozitiva kanë organizuar fushatën humanitare për të mbledhur rroba, këpuce dhe pajisje shkollore për fëmijë. Aksioni do të vazhdojë deri në fund të Shtatorit dhe perveç tjerash, njerëzit janë ftuar që po ashtu të dhurojnë karroca fëmijësh dhe djep. Donacionet mund të sillen tek klubi Zelendvor Mama, tek Grofova Bombelles 27 dhe mos harroni të lajmëroni Znj. Stefanija Sambolec për vizitën tuaj në numrin +385 994097128.