Fushata humanitare e Vitit të Ri e Radio Signal, Frigoriferi i zemrës së ngrohtë që filloi me datë 14 Dhjetor, përfundoi me datë 26 Dhjetor. Gjatë kësaj kohë, qytetarët sollën ushqime dhe ëmbëlsira dhe i vendosën ato në pesë frigoriferë të vendosur në rrugën Zmaj Jovina në Novi Sad. Frigoriferët do ti dhurohen shoqatës së veteranëve të luftës të Novi Sadit, nënave beqare me tre fëmijë, shoqatës së studentëve romë që kujdeset për fëmijët e Bangladeshit dhe dy familjeve në kushte të vështira ekonomike. Pasi që u mblodhën ushqime shtesë, ato do tu shpërndahen strehës për fëmijë të rrugës dhe qendrave të kujdesit ditor për të pastrehët.