Disa ditë më parë në qytet, jo shumë larg…
Është periudha e Jedikonëve. Rrebelët dhe Jedi, duke punuar nga një bazë në Nish, kanë organizuar ngjarjen e parë të tyre me 9 Dhjetor, 2017. Gjatë konventës, ata mblodhën plot 500 EUR (57.000 RSD) për të mbëhtetur NURDOR-in dhe 8 kg lodra për fëmijët në nevojë.
Lëvizja e Jedi në Nish është një lëvizje jo-profitabile e cila ka promovuar ide dhe vlera të Jediizmit për 4 vitet e kaluara në komunitetin e tyre. Veç disa ditë para Star Ëars: Premira e Last Jedi ka organizuar konventën e parë të Jedi në Nish – një ngjarje e cila organizohet në të gjithë botën dhe është e organizuar nga fansat të cilët festojnë për heronjtë e tyre të preferuar që jetojë shumë shumë larg nga galaktika jonë.
Kostume, figura, karakteret e errta dhe të ndritshme, stimulues fluturimes, libra komik, lojëra tabelare – e gjithë bota e Star Ëars gjindej në Nish të Shtunën e kaluar. Ata kishin një revy mode të inspiruar nga Princesha Leia: Princeshat u veshën me të barshë nga dizajnerët e modes të Serbisë dhe kishin flokë të rregulluara sipas princeshës Leia.
Por mos u habisni – Jedicon nuk ka të bëjë veç me lojëra dhe qejf. Është më shumë se kaq. Jedi bësojnë se ata mund të tejkalojnë kufinjtë dhe të arrijnë balancën dhe prosperitetin në komunitetin e tyre nëse ata punojnë në mirëqenien e tyre intelektuale, fizike dhe shpirtërore.
Kjo është arsyeja pse konventa kishte edhe aspektin bamirës. Gjysma e të gjitha fondeve të ngritura përmes biletave, lojërave dhe shitjeve të kreacioneve të modes shkuan për NURDOR – një shoqatë e cila kujdeset për fëmijët që jeojnë me kancer. Jedi gjithashtu mblodhi 8 kg për fëmijët në nevojë.
Burim: http://rs.n1info.com/