Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me datë  24 Nëntor pranoi donacionin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 4.177 EUR. Ky fond u grumbullua për fëmijët e Gjakovës nga gjysmë-maratona humanitare Vrapo me FSK, i organizuar javë më parë në këtë komunë. Këto para do ti dhurohen njërit prej institucioneve arsimore në Gjakovë, me qëllim krijimin e hapësirave për fëmijët parashkollorë.