Më pak se një muaj nga fillimi i fushatës nga Fondacioni humanitar GoldenEagle dhe kompania Frutex me moton “Dhuro 5 centë për ndërtimin e 7 shtëpive” njoftojnë se deri më sot janë mbledhur 34.860 EUR.

Fondacioni humanitar “Golden Eagle” dhe kompania Frutex, me 4 shkurt, ka nisur fushatën për mbledhjen mjeteve, për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, do të ndahen nga 5 cent për fondin humanitar.

Mjetet në shumë prej 34.860 EUR janë mbledhur nga data 04.02.2017 deri më datën 02.03.2017. Fushata e nisur në shkurt do të zgjas deri në arritjen e shumes prej 140.000 EUR sa eshte edhe vlera e përafërt e këtij projekti. Ndërtimi i shtëpive të para do të fillojë në fillim të muajit Mars.