Fondi B92 dhe BIC kanë lansuar fushatën Bitka za skole (Beteja për shkollat) për të ngritur fonde për renovimin e shkollave përreth Serbisë. Për secilin produkt të etiketuar me ngjitësin e Bitka za skole që shitet, BIC do t’i dhurojë 50 RSD (rreth 0.42 EUR) fondit Bitka za skole. BIC është donatori i parë i cili iu bashkangjit fondit B92 në fushatën e re kurse mbështetja nga donatorë të tjerë është e mirëseardhur.
Burim: fondb92.org