Një vjeçarja Sofija Nikoliq nga Beogradi ka lindur me një të çarë në mes të trakesë dhe ezofagut, për shkak të së cilës të gjitha ushqimet që ajo merr shkojnë në mushkëritë e saj. Në vetëm një vit, ajo kishte shtatë operacione, dhe pas këtyre operacioneve ajo ka të vendosur një pipëz në qafë për t’i mundësuar frymëmarrjen, dhe disa herë në ditë i duhet aspirim, prandaj prindërit e saj janë duke u kujdesur për të 24/7.
Sofija u diagnostikua me dy fistula të tjera të hapura dhe për trajtimin e tyre i nevojiten 120.000 EUR. Falënderojmë të gjithë ata persona të cilët kontribuan në këtë fushatë dhe fondet e nevojshme (rreth 80.000 EUR) për ndërhyrjen kirurgjike ne Paris u mblodhën ne vetëm pesë ditë!