Fondacioni Novak Gjokoviq ka vendosur të ndajë 700.000 EUR për implementimin e 20 projekteve, që pritet të përfundojnë deri në fund të vitit.

Gjithsej 1.400 projekte aplikuan në këtë thirrje të hapur të fondacionit. Projektet e përzgjedhura janë ato që kanë aplikuar në thirrjen e hapur vjetore për projekte të reja, në periudhën prej 22 Tetorit deri më 22 Nëntor të vitit të kaluar.

Fondet do të investohen në rindërtimin e kopshteve për fëmijë dhe shkollave, si dhe për pajisjen e ndërtesave me mobilje, materiale didaktike dhe pajisje tjera, në 20 qytete përreth Serbisë. Gjithashtu do të implementohen edhe projekte të shumta për ndihma ndaj përmbytjeve dhe projekte të Shkollës së jetës që kanë të bëjnë me hapjen e kopshteve parashkollore në zona rurale të pazhvilluara.